"Na kanë mbetur edhe pak muaj,duam ti shijojmë në maksimum."
- Feb 27, 2017
- 1 min read

Arjen Robben duket se po i shijon shumë muajt e fundit të lojës me Philipp Lahm. Ja si shprehet ai:
"Të dy e dimë se na kanë mbetur edhe pak muaj për të luajtur bashkë, prandaj duam ti shijojmë në maksimum. Dje, në një moment në pjesën e parë kemi qeshur me njëri tjetrin. E mora topin në mesfushë dhe fillova të vrapoj, kur shikoj Philipp duke vrapuar në maksimum paralel me mua si të ishim të rinj, dhe aty qeshëm të dy. Jam shumë krenar që kam luajtur kaq shumë vite me një lojtar të madh si ai, dhe uroj që t'ia japim lamtumiren kapitenit tonë me shumë tituj."

Comments