top of page

Kampionët nuk tolerojnë!

  • Feb 26, 2017
  • 1 min read

Një gol nga Liridon Latifi i ka dhënë Skënderbeut fitoren 1-0 ndaj Vllaznisë sot në Shkodër, në një ndeshje që ishte nën vëzhgim edhe për faktin se kishte ditë që aludohej se Vllaznia do të lëshonte disi.

Gjithsesi, përtej thashethemeve, që në Shqipëri nuk mbarojnë kurrë, kampionët marrin fitoren e pestë rresht dhe vazhdojnë të qetë rrugën drejt kreut, me shpresën se nesër do të ndalet Kukësi, me barazimin që do të ishte ideal për korçarët.

Një ndeshje pa shumë histori, pasi realisht u luajt me ritëm shumë të ulët, sidomos në pjesën e parë.

Moti i keq trembi tifozerinë shkodrane, boll e mërzitur edhe nga fjalët e përhapura së fundi, ndaj u luajt në një atmosferë të akullt, në një stadium që me sa duket nuk ka për t’u mbushur kurrë për ndeshje kampionati.

Latifi zgjidhi gjithçka në mesin e pjesës së dytë, me një gjuajtje që në fakt nuk ishte e pandalshme, por me sa duket portieri Agoviç nuk e pa topin që kaloi mes këmbëve të një mbrojtësi.

Reagimi i Vllaznisë nuk ishte për t’u mbajtur mend dhe Skënderbeu administroi qetësisht fitoren deri në fund.


Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2023 by "This Just In". Proudly created with Wix.com

bottom of page