“Dje, ëndrra ime vdiq."
- Feb 25, 2017
- 1 min read

Claudio Ranieri ka shkruar një letër emocionuese pas shkarkimit nga Leicester City. Trajneri italian u është drejtuar të gjithëve sot me një letë, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me skuadrën kampione te Premierligës. Letra e Ranierit: “Dje, ëndrra ime vdiq. Pas euforisë së sezonit të kaluar ku u kurorëzuam kampion, gjitha ëndrrat që kisha ishin të qëndroja te Leicesteri, të klubi që e dua, për gjithmonë. Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodh. Dua ta falënderoj gruan time Rosanna dhe gjithë familjen time për mbështetjen e tyre që nuk mbaroi asnjëherë gjatë kohës sa isha te Leicesteri. Falënderimet e mia shkojnë për Paolo dhe Andrea që më përcollën në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Për Steve Kutner dhe Franco Granello, që ma dhanë mundësinë për t’u bërë kampion. Kryesisht dua të falënderoj tifozët e Leicesterit. Aventura ishte e jashtëzakonshme dhe do të jetoj me mua përgjithmonë. Faleminderit për të gjithë gazetarët dhe medet që erdhën këtu dhe kënaqeshin duke raportuar për historinë më të madhe në futboll. Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë në klub, për lojtarët, stafin, të gjithë që ishin pjesë e kësaj të arriture”.

Comments